Doni Te Dobesoheni Shpejt Dhe Ne Menyre Efikase? Dieta Dukan

Nje epoke e re per ate qe deshiron te dobesohet. Keni degjuar te flitet per shume dieta te ndryshme si : dieta Atkins, dieta Mesdhetare, vegjetariane etj. Por sot do te flasim per teorite e dietologut Pierre Dukan (prej te cilit ka marre emrin dhe dieta DUKAN). Ka me shume se 13 milione ndjekes te kesaj diete e cila ka per baze mishin, peshkun, vezet dhe djathin.
Perse eshte kaq e perhapur? Sepse premton nje humbje peshe te menjehershme pa krijuar ndjesine e urise dhe pa qene nevoja te llogarisni kalorite.
Disa nga personazhet e njohur qe ndjekin kete dite jane : Jennifer Lopez e Gisele Bündchen, te cilat e perdorin kur duan te pershkojne tapetin e kuq ne formen e te mire. Por edhe Carol Middleton ka treguar qe e ka provuar me rastin e dasmes te se bijes, Kate me princin William, dhe ka pasur sukses.



Autori i kesaj diete eshte Pierre Dukan, nje mjek dietolog francez i cili ka mbi 13 milione fansa ne te gjithe boten. Kjo per arsye se menuja e tij funksionon vertete dhe ju jep mundesine te arrini formen tuaj ideale pa shume sakrifica. Nuk duhet hequr dore nga asnje vakt, hahet 5-here ne dite kur te duash dhe cfare te duash. Sekreti? Te vesh ne pjate nje kategori te caktuar ushqimesh.
Dieta Dukan kalon neper 4-faza :

1. Faza e Sulmit

Per nje jave ushqehesh vetem me proteina te varfra. Keshtu ne menune tuaj mund te perfshini :
• fileto vici pa dhjame, te zier ose ne zgare
• te brendshme vici
• te gjithe llojet e peshqve e te frutave te detit te marinuara ose krudo
• te gjithe llojet e shpendeve (pervec rosave e patave) dhe mos harroni ti hiqni lekuren
• Proshute gjeli, pule, derri por te mos kene me shume se 2-4% dhjame
• Veze dhe qumesht te skremuar
• Bulmet pa yndyre, kryesisht kos, por shmangni kosin e frutave ne kete faze
• Agrumet, por limonin mos e perdorni ne limonata
• Kastraveci dhe qepet ne nje mase te kufizuar
• Kripa, sa me pak kripe aq me mire

Ushqime te lejueshme gjate fazes se pare jane edhe:

• Qumesht i skremuar
• Embelsues pa kalori
• Aroma
• Maja
• Lekura e agrumeve
• Kastravecat dhe qepet jane te lejuara ne qofte se perdoren pak ne pjaten e pare dhe vetem nese sasia e perdorur nuk i ben te jene kontorno
• Limoni mund te perdoret per ti dhene shije peshkut dhe frutat e detit por nuk mund te konsumohet si limonite qofte edhe pa sheqer.
• Kripa dhe senapi mund te perdoren vetem ne sasi te moderuara
• Ketchup-i nese eshte pa sheqer mund te perdoret ne sasi te moderuara
• Salsa e sojes mund te perdoret sipas deshires
• Caj i ftohte limoni Lipton light
• Caj i ftohte pjeshke Nestea light
• Coca-cola light
• Schweppes light
• Cimcakiza me sheqer (maksimumi 10/dite) eskluzivisht me aspartam.

Eshte e rendesishme qe cdo dite te pini 1.5 litra uje pa kripera (mund te konsumoni dhe kafe apo caj) dhe te konsumoni 1 luge e gjysem tershere te cilen mund ta fusni ne kos apo ta kombinoni me ushqimet e tjera. Tershera ka veti tju jape ndjesine e ngopjes, lufton problemet me kapsllekun dhe siguron vitaminat te cilat i mungojne dietes tuaj ne kete faze.Perqendrohuni te ushqimet qe jane te lejueshme dhe harroni gjithe te tjerat. Mundohuni te alternoni dieten tuaj qe te mos behet e merzitshme dhe e lodhshme.



2. Faza “Pushimeve (Krociere)”

Edhe kjo faze zgjat per nje jave ku menuse tuaj i shtohen edhe perimet krudo ose te ziera pa u limituar ne sasine e konsumuar.
Ketu bejne pjese : domatet, kastravecat, kerpudhat, rrepat, spinaqi, bishtajoret, lakrat, selinoja, sallata jeshile, patellxhanet, kungulleshkat, specat, karrotat.
Ne kete faze lejohet edhe konsumi i:

• kosit te frutave pa yndyre por maximumi 2 ne dite
• 1 luge kakao e lehte
• 2 luge pana pa yndyre
• Vere e bardhe ose e kuqe per te gatuar
• Pak vaj luledielli ose ulliri per te gatuar

Beni kujdes te mos perdorni karcofet, patatet, misrin, fasulet dhe thjerrezat. Ne kete faze te krocieres, alternoni vaktet me proteina + perime dhe vaktet vetem me proteina deri ne arritjen e synimit tuaj. Dhe mos harroni te pini uje dhe te shtoni tersheren.
Sipas Dietologut Pietro Antonio Miggliacio, “kjo diete eshte efektive sepse ne 15-ditet e para, merret nje sasi e madhe proteinash dhe kjo con ne harxhimin e rezervave te dhjamit dhe eleminon shume uje. Keshtu kg e tepert zhduken shume shpejt. Por beni kujdes, ata persona qe ndjekin kete diete duhet te jene ne gjendje shume te mire shendetesore”.

3. Faza e Konsolidimit



Pas 2 javeve ne diete, kilet e teperta do jene zhdukur dhe behuni gati per fazen e konsolidimit, e cila mund te varioje ne baze te kg te humbur.
Keshtu llogarisni 10 dite per cdo 1kg te humbur. Psh. nese keni humbur 2kg, ditet e konsolidimit do jene 20. Gjate kesaj faze mund te shtoni ne menune tuaj fruta, buke integrale dhe djath te stazhionuar. Lejohen edhe makaronat, orizi,patatet por vetem 2 here ne jave. Madje mund te shijoni edhe 2 vakte si ti doni ne liri te plote zgjedhjeje. E rendesishme eshte qe nje dite ne jave te ushqeheni me menune e fazes se pare “Te sulmit”, pra duke ngrene vetem proteina te varfra.

Pas kesaj faze dieta ka mbaruar dhe faza e fundit zgjat per gjithe jeten.

4. Regjimi Perfundimtar Stabilizues

Per te evituar rifitimin e kileve te humbura Dr. Dukan ju keshillon te mbani gjithmone parasysh 3 gjera kryesore :
• 3 luge tershere cdo dite
• 1 dite ne jave hani vaktet si ne fazen e sulmit, proteina te varfra
• Cdo dite te pakten 30 minuta ecje



Me poshte po ju japim nje shembull te nje menuje per 2 jave gjate fazes se I dhe te II te dietes:

JAVA I

Mengjesi – 1 kafe me embelsues artificial + 1 ose 2 filxhane me kos pa yndyre + 1 veze surbull ose 1 caj me embelsues artificial + 200gr djath te fresket pa yndyre + 1 fete proshute pa yndyre ose 1 kafe me embelsues + 1 ose 2 filxhane kos pa yndyre dhe nje veze surbull.
Vaktet e ndermjetme (paradite dhe mbasdite) – 1 filxhan kos ose 100gr djath i fresket pa yndyre apo nje filete gjeldeti.
Dreka – Veze te ziera me majoneze + qofte + 2 filxhane kos ose fileto vici me salce + salmon krudo + 1 kofshe pule dhe nje luge me tershere.
Darka – Salmon krudo ose i marinuar + midhje te marinuara + nje puding me qumesht te skremuar ose disa karkaleca me majoneze, mish pule dhe kos.

JAVA II

Mengjesi – 1 kafe me embelsues + 1 ose 2 kos pa yndyre + 1 veze surbull ose 1 caj me embelsues + 200 gr djath i fresket + 1 fete proshute ose 1 kafe me embelsues + 1 ose 2 filxhane me kos pa yndyre + 1 veze surbull
Vaktet e ndermjetme (paradite dhe mbasdite) – 1 filxhan kos ose 100gr djath i fresket pa yndyre apo nje filete gjeldeti.
Dreka – Sallate e perzier me karkaleca dhe peshk + melci vici me vere e spinaq + 2 filxhane kos ose sallate me peshk ton + veze te rrahura me karkaleca + krem me kafe ose 4 feta proshute + rradhiqe me proshute e salce beshamele + 200gr djath te fresket pa yndyre
Darka – 1 fileto salmon te tymosur + domate te mbushura + 1 puding me qumesht te skremuar ose nje supe me karrota e kungulleshka + mish pule me kerpudha + 1 filxhan kos ose domate me gjize dhe borzilok + peshk (lloji krap) me pure karrotash + 200gr djath pa yndyre.

Dieta Me Grejfrut


Të hash grejpfrut është ide e mirë, por mund të mos jetë baza e duhur për një dietë të mirëfilltë. Mëso anët pozitive dhe negative që ka Dieta me Grejpfrut.

Dieta me Grejpfrut, që gjithashtu është quajtur Dieta Holliwood-it, gjendet mes nesh që nga 1950. Ka shumë versione të kësaj diete për humbje peshe në mënyrë të shpejt, krejt duke u bazuar në të besuarit se enzimat që gjenden në grejpfrut mund të na ndihmojnë të djegim dhjamin kështu duke ofruar humbje peshe të shpejt. Një pohim tjetër është se dietbërësit mund të humbin deri në 4.5kg (10 pound) brenda 12 ditëve nga Dieta me Grejpfrut.

Dieta Me Grejpfrut: Si Bëhet

Gjatë kësaj diete ju do të hani gjysmë grejpfruti (apo pini një gotë me lëngë grejpfruti të shtrydhur) para mëngjesit, drekës dhe darkës. Dieta me Grejpfrut është planë me pakë karbohidrate dhe e kufizuar në 800 kalori në ditë apo edhe më pak se aq.

Një ditë tipike e Dietes me Grejpfrut mund të përfshij grejpfrut së bashku me:

Vezë dhe proshutë për mëngjes
Mish lope dhe salad për drekë
Mish lope dhe salad për darkë.
Dietbërësit gjithashtu mund të pinë një gotë me lëngë domate apo qumësht të skremuar para se të flenë.

Kafeja dhe çaji lejohen gjatë kësaj diete (Dieta me Grejpfrut). Dhe dietbërësit inkurarjohen të pijnë shumë ujë, të mos hanë mes vakteve (mëngjes deri drek, drek deri në dark), të hanë deri sa të ngopen gjatë secilit vakt, të mos ushtrojnë gjersa në diet për shkak të kalorive të pakta që konsumojnë.

Dieta me Grejpfrut: Anët Pozitive

Profesionist të shëndetit tregojnë se dieta me grejpfrut ka disa anë pozitive.

Grejpfruti vërtet mund të ndihmoj në humbje peshe. Nëse ka diçka speciale në grejfrupt që ndihmon të humbni peshë kjo është akoma e panjohur, por ka disa dëshmi që tregojnë se grejpfruit mund të jetë pjesë e mirë e një plani për humbje peshe. Një studim ka zbuluar se pas 12 javëve ata që konsumonin grejpfrut të freskët me një placebo pilulë para ushqimeve (vakteve) kishin humbur afërsisht 1.6kg (3.5 pounds) që ishte dukshëm më shumë se sa ata që merrnin vetëm placebo pilulën.

Shumë nga ne kemi nevojë të hamë më shumë fruta. “Nuk ka dyshim se grejpfruti është një ushqim i shëndetshëm,” thotë eksperti dietave Andrea Giancoli, zëdhënës i shoqatës Amerikanë Për Dietë. Shumica prej nesh nuk hamë mjaft fruta dhe ushqime bimore, kështu që të shtosh grejpfrut dietës suaj është e arsyeshme kur provon të humbësh peshë.

Dieta Me Grejpfrut: Anët Negativ

Edhe pse grejpfruti mund të ndihmoj të humbësh peshë, Dieta me Grejpfrut si një plan ekstrem i humbes së peshës ndoshta nuk është ideal për arsyet në vijim:

Mbivlerëson vlerën e grejpfrutit. “Dieta me Grejpfrut niset nga ajo që kinse ka diçka magjike në grejpfrut,” thotë Giancoli. Por nëse i shton çfarëdo lloj frute dietës suaj dhe ndjek një plan të ushqyerit me pakë kalori, jo prapë se prapë do të humbni peshë. “Nëse një person hanë më shumë fruta gjatë ditës, portokaj, molla, rrush apo grejpfrut, ata do të konsumojnë më pak kalori dhe njëkohësisht të ndihen të ngopur.” thotë Katherine Tallmadge autore e librit Diet Simple: 192 Mental Tricks, Substitutions, Habits & Inspiration.

Humbja e peshes me gjitha gjasat është e përkohshme. “Nuk do të ndiqja një regjim (plan) që të bënë të ushqehesh në mënyrë të çuditshme,” thotë Tallmadge. “Ndoshta arrin të humbësh 4.5 kg në dy javë, por do ti fitosh ato menjëherë pas dietës.”

Proteinat me shumë yndyrë janë burimi kryesor i energjisë tuaj. Dieta me Grejpfrut ndalon shumë nga ushqimet e shëndetshme dhe lejon ushqimet e pashëndetshme,” thotë Giancoli, i cili gjithashtu shton se mungesa e një strukture te kjo dietë mund të ju bëjë të hani shumë më shumë proshutë dhe mishrave tjera me shumë dhjamë – që disa njerëz përfundojnë duke shtuar peshë në vend se të humbin.

Dieta me Grejpfrut: Ndërveprimet me Medikamente

Ekziston rrezik potencial i ndërveprimit me medikamente kur grejpfruti konsumohet në sasi të mëdha. Të  hash grejpfrut është treguar se rritet rreziku juaj i helmimit nga medikamentet dhe efektet anësore negative të shoqëruara me këto medikamente:

Statins
Medikamentet anti-aritmike
Supresantët e Sistemit të Imunitetit
Bllokues të kanaleve të kalciumit
Bisedo me mjekun për të zbuluar nëse je në rrezik të këtyre ndërveprimeve. Një dietë nuk mund të quhet e mirë nëse e vë në rrezik shëndetin tuaj.

Si te Dobesohemi shpejt dhe sigurt


A je lodh nga dieta të ndryshme joefektive? Nëse pyet “Si te dobesohemi” atëherë ndiq këto këshilla shëndetësore në vijim.

Të ju kursejmë pak kohë: leri dietat e shpejta. Rezultatet e tyre zakonisht nuk zgjasin e ju keni opsione tjera të shëndetshme të cilat mund t’i fillosh që sot!

Si Te Dobesohemi pra?

Ju sigurt mund ti humbni 1.5kg në javë apo edhe më shumë në shtëpi me një dietë të shëndetshme dhe shumë ushtrime, thotë këshilluesja për humbje peshe Katherine Tallmadge.

Pra, nëse djeg 500 kalori më shumë se sa konsumon çdo ditë për një javë të tërë, ju duhet të shkrini rreth 1 deri 1.5kg.

Nëse dëshiron të humbësh peshë më shpejt atëherë ju duhet të hani më pak dhe të ushtroni më shumë.

4 Mënyra Të Rrezikshme Për Humbje Peshe


Shumica prej nesh e dimë që të humbësh peshë në mënyrën e duhur me një proces gradual kërkon përkushtim jetëgjatë ndaj shëndetit. Por shumica nga ne nuk e kemi durimin dhe si rezultat disa njerëz shkojnë në ekstremitet për tu dobësuar shumë shpejtë dhe me shumë rrezik. Përderisa dietbërësit ekstrem mund të humbin peshë ata gjithashtu mund të humbin edhe jetën e tyre. Rri larg nga këto katër metodat e rrezikshme për humbje peshe që do ti përmendim më poshtë.

Dëshira dhe presioni për të humbur peshë për shumë femra është aq a madhe sa ato janë të gatshme të komprometojnë shëndetin e tyre gjatë këtij procesi. Dietbërësit ekstrem që përdorin këto katër metoda përveç tjerash do të zbulojnë se nuk ka garanci se do të humbësh peshë. Në fakt, e vetmja garanci është se ata do i komplikojnë gjërat duke lozur me shëndetin e tyre.

1. Diuretikët

Diuretikët, apo pilulat e ujit, klasifikohen si ilaçe që rrisin prodhimin dhe lirimin e urinës. Ato nuk ju bëjnë të humbni peshë por vetëm ujë. Si përgjigje të humbjes të tepërt të ujit nga diuretikët, trupi do të filloj të mbaj ujin prapë pas ca ditëve. Kjo nxit një cikël të ri e të keq të përdorimit të diuretikëve pasi që përdoruesit marrin më shumë pilula për të larguar këtë peshë ujore.

Dehidrimi është pasoja më e zakonshme e përdorimit të diuretikëve. Dehidrimi serioz mund të kthehet në gjendje kërcënuese për jetën tuaj. Gjëja e vetme që përdoruesit humbin me përdorimin e diuretikëve janë lëngjet vitale dhe elektrolitet, të cilat janë të domosdoshme për funksion të mirë të zemrës, veshkave dhe mëlçisë, e gjithashtu edhe minerale tjera si zinku.

2. Laksativët

Laksativët zbrazin zorrën e trash dhe kjo ka shumë pak ndikim në humbje të peshës. Arsyeja është se ushqimet dhe kaloritë që konsumoni veç janë absorbuar në zorrë të vogël në momentin kur laksativët fillojnë punën. Ashtu sikur me diuretikët, i vetmi ndryshim është se ju humbni ujë. Ju bënë të ndiheni më të dobët por eventualisht ju prapë do fitoni ujin e kjo ju bënë të dukeni dhe ndiheni të fryrë e kjo nxit fillimin e përdorimit të laksativëve në një orvatje dëshpëruese për të luftuar ruajtjen (mbajtjen) e ujit.

Përdorimi i vazhdueshëm i laksativëve mund të shkaktoj efekte anësore të pakëndshme. Përdoruesit më vonë e shohin se nuk mund të kryejnë nevojën pa përdorimin e laksativëve. Procesi jashtëqitjes dëmtohet përgjithmonë e në raste ekstreme edhe vdekja mund të vijë si pasojë.

3. Shurupi Ipecac (Ipecac Syrup)

Ata që kanë pak njohuri në mjekësi e dinë se Ipecac Syrup përdoret për të nxitur vjelljen pas helmimit. Gratë që vuajnë nga bulimia e kanë të njohur Ipecac Syrup-in pasi që e përdorin për të nxitur vjelljen. Fatkeqësisht, shumë gra që vuajnë nga bulimia kanë vdekur duke e përdorur këtë shurup rregullisht.

Ipecac Syrup (Shurupi Ipecac) shkakton helmim sistematik gjersa emetine, përbërësi i saj aktiv, ndërtohet në inde dhe dobëson zemrën duke shkaktuar rrahje të çrregullta, dhembje gjoksi, probleme me frymëmarrje, rrahje të shpejta, arrest kardiak, shok dhe koma.

4. Pilulat Dietale

Pilulat dietale janë industri e madhe në SH.B.A dhe vazhdojnë të jenë mënyra më e popullarizuar për humbje peshe. Disa prej tyre përshkruhen nga mjekët e disa tjera mund të blihen pa përshkrim mjeku në shumë barnatore e këto klasifikohen si suplement dietal e jo si pilula dietale.

Pilulat dietale që përshkruhen nga mjeku u jepen personave të trashë sepse janë shumë efektive në nxitjen e humbjes së peshës; përbërësit e tyre janë të fortë sepse ashtu janë të rregulluara dhe merren nën mbikëqyrje mjekësore. Por varësia ndaj atyre pilulave dietale që mund të blihen pa përshkrim mjeku mund të jetë e rrezikshme.

Pilulat dietale vijnë në formë të herbal suplements, ndrydhës të apetitit dhe pilula nga kafeina. Disa janë kombinim i dy apo të triave. Për shembull, Phenylpropanolamine dhe Ephedra janë mjaftë të popullarizuara si ndrydhës të apetitit. Ato stimulojnë sistemin nervor duke prodhuar reaksione të ngjashme me amfetaminën.

Disa efekte të rrezikshme anësore të këtyre pilulave dietale janë: nervoza, presioni i lartë i gjakut, pagjumësia, hiperaktiviteti, lodhja, marramendja, aritmi e zemrës, kokëdhembjet, vjellja, tharje gojës, goditja në tru, sulmi në zemër, shikim i turbulluar, ethe, infeksion të traktit urinar, rënie të flokëve, humbje të dëshirës për seks, mpirje të gjymtyrëve e të tjera.

Edhe vdekja vijë nëse e tepron duk marrë më shumë se sa tolerohet doza e këtyre pilulave dietale.

Ju kërkojmë që urgjentisht të kërkoni ndihmë mjekësore nëse ju apo dikush që njihni ka përdor apo është duke përdor ndonjë lloj të këtyre pilulave për humbje peshe. Nuk ia vlen barra qiranë të komprometosh shëndetin vetëm për të qenë i/e dobët.